Lajçak e fillon takimin me Vuçiq
Ka filluar takimi mes emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Mediumi serb “Kosovo-Online” ka raportuar se në takim ka qenë i pranishëm edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Ndërkohë, nuk dihet nëse Lajçak do të deklarohet para mediave pas takimit, ashtu siç bëri në Kosovë.
Lajçak dje qëndroi për vizitë në Kosovë ku fillimisht takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e më pas edhe kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak pas takimit me Kurtin foli për masat negative të ndërmarra nga BE-ja kundër Kosovës, duke thënë se BE-ja qartazi nuk është e lumtur për një situatë të tillë.
“Kjo nuk është për mua që të komentoj nuk është pjesë e pergjegjësisë time. Qartazi BE-ja nuk është e lumtur që është në pozitë të prezantoj masa caktuar dhe qëllimi i këtij misioni dhe këtyre diskutimeve është që të arrijmë në një fazë që masat do të ndalen dhe ne do të kthehëmi në marrëdhëniën ë mëparshme. BE e ka bërë të qartë se ka sanskione të gatshme.poashtu për Serbinë dhe do të zbatohen nëse vendet anëtare vendosij se ajo nuk po vepron në përputgje me kërkesat e BEsë.” – tha Lajçak.
Ai më tej sqaroi se dëshira e tij nuk është që të ketë më shumë masa.
“Ky është vendim i shteteve anëtare. Do të jem nesër në Beograd. Dëshira ime nuk është që të ketë masa për Kosovën dhe Serbia. Dëshira ime është që të mos ketë masa por që ti kem të dyja palët në takim në Bruksel se si do ti zbatojnë marrëveshjet e shkurtit” – shtoi Lajçak.
