Lajçak pas takimeve me Kurtin e Osmanin: Situata s'është e lehtë, vazhdojmë diskutimet - NACIONALE

Lajçak pas takimeve me Kurtin e Osmanin: Situata s'është e lehtë, vazhdojmë diskutimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka qëndruar sot në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani. Pas përfundimit të takimeve, Lajçak ka mbajtur një konferencë për media për gazetarët në Kosovë. Çfarë tha z. Lajçak?

Diplomati evropian fillimisht e rithkesoi tashmë një deklaratë të përsëritur shpesh. Sipas Lajçakut, situata në veri dhe në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e lehtë.

“Kjo nuk është punë e lehtë, nuk është situatë e lehtë e as punë e lehtë. Kam pasur sot një takim të rëndëishëm me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti i gjatë, i sinqert dhe i hapur, shumë i rëndësishëm. Dhe tani më duhet të zgjedh fjalët por çfarë dua të them është se është ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur para në tri pikat e preznatuara nga BE-ja që përfshijnë deeskalimi zgjedhjet e hërshme dhe normalizimi. Ne ende do të vazhdojmë diskutimet për hapat konkret.” – theksoi Lajçak.

Emisari special i BE-së tregoi edhe se çka bisedoi me Kurtin, i cili e priti në takim, duke theksuar se procesi për shtensionimin e situatës do të vazhdojë.

“Ai prezantoi pikëpamjet e tij unë prezantova idejat e mija dhe prooozinet e mija për këtëbthash që ishte takim i gjatë por shumë i rëndësishëm do të ndihmojë për të kuptuar pozicionin e njëri-tjetrit më mirë dhe procesi do të vazhdojë.” – shtoi z. Lajçak.

Lajçak foli edhe për masat negative të ndërmarra nga BE-ja kundër Kosovës, duke thënë se BE-ja qartazi nuk është e lumtur për një situatë të tillë.

“Kjo nuk është për mua që të komentoj nuk është pjesë e pergjegjësisë time. Qartazi BE-ja nuk është e lumtur që është në pozitë të prezantoj masa caktuar dhe qëllimi i këtij misioni dhe këtyre diskutimeve është që të arrijmë në një fazë që masat do të ndalen dhe ne do të kthehëmi në marrëdhëniën ë mëparshme. BE e ka bërë të qartë se ka sanskione të gatshme.poashtu për Serbinë dhe do të zbatohen nëse vendet anëtare vendosij se ajo nuk po vepron në përputgje me kërkesat e BEsë.” – vazhdoi z. Lajçak.

Tutje, Lajçak tregoi se pas Kosovës do të udhëtojë për në Serbi, teksa sqaroi se dëshira e tij nuk është që të ketë më shumë masa.

“Ky është vendim i shteteve anëtare. Do të jëm nesër në Beograd. Dëshira ime nuk është që të ketë masa për Kosovën dhe Serbia. Dëshira ime është që të mos ketë masa por që ti kem të dyja palët në takim në Bruksel se si do ti zbatojnë marrëveshjet e shkurtit” – shtoi Lajçak.

Për takimin me Lajçakun, ka folur edhe Presidenca e Kosovës, që udhëhiqet nga Osmani. Pas përfundimit të takimit, Presidenca lëshoi një komunikatë, duke treguar se Osmani e Lajçak diskutuan për nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit e aneksit të Ohrit.

"Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës." - theksohet në komunikatën e Presidencës.

Lajme të ngjashme