Lajçak dhe Escobar me 20 janar vijnë në Kosovë - NACIONALE

Lajçak dhe Escobar me 20 janar vijnë në Kosovë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor do të vizitojnë sërish Kosovën.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar se ata do të zbarkojnë në Kosovë me datën 20 të këtij muaji.

Pikë kyçe e këtij udhëtimi është bashkërendimi i mëtutjeshëm i palëve për ta vazhduar dialogun në Bruksel.

Pas Kosovës, emisarët do ta vizitojnë edhe Serbinë.

Kujtojmë se Lajçak dhe Escobar, me datën 9 të po këtij muaji u takuan me ambasadorët e shteteve të NATO-s, me ç'rast diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rrugëtimin në vijim.

Lajme të ngjashme