Lajçak flet pas takimit me Vuçiqin e Petkoviqin: Folëm për takimin në Bruksel dhe çështjet që urgjent duhet adresuar
Javën e kaluar qëndroi në Prishtinë, sot ndërkaq, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak vizitoi Beogradin.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se ka zhvilluar takime me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Temë diskutimi, ka qenë edhe takimi i radhës në Bruksel i cili do të zhvillohet të martën.
“Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjent si dhe implementimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”. - ka thënë Lajçak.
After Pristina last week, I visited Belgrade to meet with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. We spoke about the upcoming Chief negotiators’ meeting, current issues, which need to be urgently addressed and the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/EogQjHSSzv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 15, 2024
Vlen të theksohet, se tashmë edhe zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori Besnik Bislimi ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Ndërkohë, emisari amerikan, Gabriel Escobar u shpreh se shpreson që në këtë takim të zgjidhjet çështja e dinarit.
“Unë ende jam duke shpresuar që, kur kryenegociatorët të takohen në Bruksel të martën, ata do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për këta njerëz.” – u shpreh ai.