Lajçak siguron se propozimi i BE-së “i matshëm”: Nëse njëra palë nuk zbaton paralelisht obligimin ndalet menjëherë - NACIONALE

Lajçak siguron se propozimi i BE-së “i matshëm”: Nëse njëra palë nuk zbaton paralelisht obligimin ndalet menjëherë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Më jepni atë që meritoj, unë bëj atë që është e nevojshme”.

Kështu e përkufizon qëndrimin edhe të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti edhe të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësi evropian i dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Por “nuk shkon kështu”, ka thënë Lajçak në një bisedë me gazetarë, siç e citoi të ketë thënë agjencioni sllovak i lajmeve TASR.

Lajçak, ndonëse më parë shprehej i lumtur se brenda bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit kishte nisur të mbizotëronte një “atmosferë respekti”, kësaj here u shpreh se “ka nivelë të thellë mosbesimi” mes tyre dhe se assesi Kurti dhe Vuçiqi “nuk ia dalin të tejkalojml dallimet”.

Ndërkaq për propozim-kompromisin e BE-së për “zbatim paralel” të Marrëveshjes Bazike – përkatësisht aspektet e formalizimit të njohjes ‘de facto’ krahas zbatimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe – Lajçak tha se ishte Kurti ai që refuzoi, e jo Vuçiqi.

Emisari evropian e shpjegoi këtë zbatim paralel në këtë mënyrë: Prishtina të nis negocimin e garancive për serbët në veri të Kosovës dhe Serbia të nis gradualisht zbatimin e obligimeve të saj.

Ndërkaq, më tej, ai thotë se ky proces do të jetë “transparent dhe i matshëm”. Nëse njëra palë zbaton atë e tjetra jo, Lajçak thotë se “mund të ndalet në çfarëdo kohe”. Për Kurtin, ai tregoi se nguli këmbë në aspektet e formalizimit të njohjes ‘de facto’ në rend të parë.

Ndërmjetësi thotë se është “i sigurtë” se dokumenti më i mirë është ai i Ohrit dhe se “do të ishte për keqardhje nëse mbetet në pluhur”.

Në një rast të tillë presim më shumë konflikte, më shumë dhunë në veri të Kosovës”, ka thënë Miroslav Lajçak.

Lajme të ngjashme