Kuvendi zgjedhë Ahmet Ismaili guvernator të BQK-se, ishte Drejtor i Thesarit kur u vodhën 2 milionë eurot - NACIONALE

Kuvendi zgjedhë Ahmet Ismaili guvernator të BQK-se, ishte Drejtor i Thesarit kur u vodhën 2 milionë eurot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në orët e vona të së enjtes ku ende po vazhdon të mbahet seanca e Kuvendi të Kosovës, është votuar me 56 vota “për” guvernatori i ri i Bankës Qendore të Kosovësë (BQK), Ahmet Ismaili. Ai e kishte marrë pëlqimin për kandidaturë nga Qeveria e Kosovës javën e kaluar, ku deri më tash BQK po funksiononte me U.D Bashkim Nurbojën, ish kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ismaili, para më se 3 viteve, ishte kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2020 gjatë kohës së Qeverisë Hoti, ku shërbente si Drejtor i Thesarit, në kohën kur ishin vjedhur 2 milionë eurot e famshme. Vetëvendosja vazhdimisht e kishte mbajtur këtë çështje të ngitritur teksa kërkonte thuajse në baza ditore për përgjegjësi dhe dorëheqje të atyreve përgjegjës.

Vetëvendosja e quante “krim të organizuar” dhe assesi jo të kryer nga një person i vetën, ngase proceduralisht kishte qenë e pa mundur, siç argumentonin ata, pa i pasur pesë nënshkrime në atë institucion.

Ky është krimi më i madh që i ka ndodhur shteti, as vjedhja në dhomën e dëshmive nuk ka qenë kaq e madhe. Këtu kanë dështuar shumë persona. Ministri, auditori, sekretari i përgjithëshm dhe kryeministri”, reagonte asobote Mefail Bajqinovci, si një nga më të zëshmit ndaj kësaj ndodhie.

Ahmet Ismaili asokohe kishte reaguar për vjedhjen e 2 milionë eurove përmes një reagimi dërguar RTK-së ku vjedhjen e asaj shume të madhe parash e kishte quajtur “veprim krejtësisht invidual”.

Veprimi qe ka ndodhur eshte krejtesisht individual, duke tejkaluar autorizimet ligjore, duke ndermarre veprime te palejuara, duke krijuar perdorues false në sistem dhe duke thyer/resetuar fjalekalime te zyrtave pergjegjes te ministrise nga e cila jane marre mjetet. Pra, ka perdorur qasjet nga sistemi per te bere krim, i cili ka pase qellim mashtrimit permes manipulimit dhe thyerjes nga brenda te sistemeve, qe bjen ne domenin e krimit kibernetin po ashtu. Ky veprim eshte kryer pa bashkepunim dhe pa asnje aprovim nga eproret, dhe i tille eshte gjrumuar dhe te gjitha provat nga sistemi jane aty (audit logs), qe tregojne per kompjuterin personal (PC), perdoruesi (user name), si dhe nga IP e kompjuterit te vendit te punes. Te gjitha këto qasje janë mbyllur dhe bllokuar të gjithë mundësitë per ndryshime më tej”, thoshte ai asokohe.

Lajme të ngjashme