Kuvendi në rinovim: A po e "meremeton" Kurti kërkesën e opozitës – as dorëheqje, as shpërndarje - NACIONALE

Kuvendi në rinovim: A po e "meremeton" Kurti kërkesën e opozitës – as dorëheqje, as shpërndarje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbledhur anëtarët e vet, për t’i njoftuar se Kuvendi është në renovim deri më 12 qershor. Ky është një zhvillim interesant - megjithëse meremetues – duke qenë që sot priteshin dy përfundime nga kjo mbledhje: ose seanca e jashtëzakonshme që u thirr të premtën e nuk u zhvillua, ose një seancë siç e kërkonte PDK-ja, për shpërndarjen e Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës nuk do të mbajë seancë deri më 12 qershor. Një projekt i Luksemburgut mik, për ta meremtuar sallën plenare – sidomos ndërhyrje në teknikë – do ta pamundësojë një seancë plenare të Kuvendit.

Krejt ky meremtim në Kuvend, ndodhë në kohën kur po diskutohej shpërndarja e tij (legjislaturës aktuale).

Për shefin e deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ‘nëse nuk ka pajtueshmëri mes partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit brenda dy ditësh”, qeveria e çon mandatin deri në fund.

“Në rast se edhe këto dy ditë nuk kemi dakordim që deri të enjten të shpërndahet Kuvendi, ky opsion bjen, dhe qeveria do ta përfundojë mandatin ashtu edhe Kuvendi do ta përfundojë mandatin. Dhe zgjedhjet do të jenë mes 20 janarit e 20 shkurtit. Nëse këto dy ditë nuk kemi dakordim, ne do të preferenonim që seanca të mbahet të mërkurën, por nëse nuk ka dakordim e reflektim, atëherë kjo temë mbyllet dhe Kuvendi vazhdon me agjendën e rregullt. Do të vazhdojmë në masa, në agjendë degraduese, pa agjendë zhvillimore, dhe kjo qeveri e cila ka shkaktuar këto dëme do të përfundojë mandatin dhe qeveria do të ketë qeveri të re pas shkurtit 2025”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë, raporton Nacionale.

“Nuk flitet për dorëzim këtu, ne kemi ndërmarrë një iniciativë si rezultat i një kërkese 1-vjeçare. Nga korriku i vitit të kaluar kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Nëse edhe dy ditë nuk ka dakordim, vendi i nënshtrohet zgjedhjeve të rregullta. Ne shpresojmë të kemi reflektim që ta shpërndajmë Kuvendin, sepse krijimi i një qeverie të re është në interesin e qytetarëve të Kosovës”, tha deputeti i PDK-së.

Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes, thotë se në dy javët e ardhshme nuk ka seancë. Por, nuk e përjashton seancën e shpërndarjes së Kuvendit, nëse opozita merret vesh.

“Salla plenare është në ndërhyrje për të përmirësuar teknikën. Në dy javët e ardhshme nuk pritet të ketë seancë.

Vetëvendosje e ka qëndrimin të qartë. Jemi dakord që nëse ka pajtueshmëri të opozitës dhe mazhorancës jemi të gatshëm për ta diskutuar shpërndarjen e Kuvendit.

Por kjo nënkupton përfshirjen e gjithë spektrit politik. Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë, jemi të gatshëm të diskutojmë për shpërndarjen e Kuvendit”, tha ai.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi thotë se vetmja zgjidhje për të shkuar në zgjedhje, është dorëheqja e kryeministrit Kurti.

“U morëm me cështje administrative për shkak të pamundësisë që në javët në vazhdim të ketë seanca Kuvendi i Republikës.

Planifikimet janë që në dy javët e ardhshme nuk do të ketë seanca.

Kjo situatë e re nënkupton se Kuvendi potencialin e vet për këtë session e ka të ezauruar sepse pastaj më 1 gusht përfundon sesioni pranveror. Pra, pres të mos ketë seanca deri në vjeshtë.

Jo, kjo është renovimi i objektit të Kuvendit. Sa i përket zgjedhjeve ka vetëm një zgjidhje: dorërheqja e kryeministrit.

Nëse planifikojmë që vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë koha për të kapur mundësinë e zgjedhjeve në korrik, është në momentet e veta të fundit.

Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë kryeministri prapë duhet të jap dorëheqje në vjeshtë”, thotë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Nacionale.

Besnik Tahiri i AAK-së, u çudit kur e kuptoi se Kuvendi po renovohet bash tash.

“AAK do t’i dërgojë një përgjigje me shkrim ashtu sic ka dërguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për t’i kofnrimuar se zgjedhjet do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit.

Kurti këdo dy javë bëri kështu: në ditën kur u dasht të diskutohet më së shumti në KiE, e lansoi idenë e shpërndarjes së parlamentit, për ta mbytë debatin për anëtarësim, kjo është papërgjegjësi. Po atë ditë, bëri një akt të paprecedent duke u dorëzu në pozicionin si kryeministër i Kosovës.

Dy javë, deri më 12 qershor nuk ka seancë, se si ka ardhë deri te kjo datë është pak e çuditshme por po thonë se është një projekt i Luksemburgut që duhet të kryhet puna.

Sa i përket shpërndarjes, gjërat janë të thjeshta, PDK dhe VV i kanë 83 vota, nëse nuk e kanë bekimin e tyre politik dhe partiak, është çështje që nuk e di, por ajo që kuptoj nga komunikimi është që duan shpërnadrje ku është pjesë edhe LDK edhe Aleanca”, tha ai.

Lajme të ngjashme