Kuvendi e nderon me një minutë heshtje heroin Afrim Bunjaku
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minut heshtje për policin e rënë në detyrë, tash hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Pas minutit të heshtjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i dërgoi lavdi heroit Bunjaku.
“Lavdi” – deklaroi z. Konjufca, teksa edhe deputetët deklaruan të njëjtën gjë.