Kuvendi e fillon sesionin me sallë të rinovuar, deputetët e VV-së mësojnë njeri-tjetrin si t`i përdorin pajisjet e reja
Kuvendi i Kosovës sot ka filluar sesionin vjeshtor. Seanca e sotme plenare do të mbahet në sallën e rinovuar, ku janë vendosur pajisjet e reja, që mundësojnë votimin elektronik të deputetëve.
Nga fotografitë që ka siguruar gazeta Nacionale shihet se jo të gjithë deputetët dinë t`i përdorin këto pajisje.
Në fotografi shihet deputeti i VV-së, Sali Zyba, duke e mësuar kolegun e tij partiak Gani Grasniqi se si të përdoret aparatura e re.
Po ashtu, edhe disa deputetët tjerë shihen duke e lexuar manualin që tregon për përdorimin e pajisjeve të reja.
