“Kushtëzimi francez”, eskalon Gjinovci: Të ndërpriten raportet me Francën, të dërgohet FSK-ja në veri - NACIONALE

“Kushtëzimi francez”, eskalon Gjinovci: Të ndërpriten raportet me Francën, të dërgohet FSK-ja në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka kritikuar ashpër shtetin e Francës për shkak të (sic) kushtëzimit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet t`i përgjigjet Francës me veprime të ashpra.

Sipas tij, Qeveria duhet ta ndërpres çdo bashkëpunim me Francën dhe të ia përcjell ambasadorin në aeroport.

“Kushti i Francës e bon t'pamundshëm liberalizimin për ni kohë t'gjatë. Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milion që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!”, ka shkruar ai.

Redaksia e Nacionales fton të gjithë qytetarët që të mos shprehen me gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit ndaj Republikës së Francës. Gazetarja nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, më herët deklaroi se Franca nuk kishte kushtëzuar procesin por kishte shprehur kërkesa për të cilat mbetej të shihej nëse do të ngulmonte.

Lajme të ngjashme