Kush janë mafiozët “Kavaç” që dyshohet se vranë Ivanoviqin: Kishin plan edhe vrasjen e politikanit shqiptar - NACIONALE

Kush janë mafiozët “Kavaç” që dyshohet se vranë Ivanoviqin: Kishin plan edhe vrasjen e politikanit shqiptar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kush është grupi mafioz “Kavaç” që dyshohet se ka gisht në vrasjen e Ivanoviqit: E kishte në plan edhe vrasjen e Abazoviqit

Gazeta serbe Nova.rs, ka bërë publike përmbajtjen e disa mesazheve në aplikacionin Sky, të një grupi mafioz e kriminal tejet të rrezikshëm që bazën e ka në Mal të Zi. Grupi quhet “Kavaç”. Në krye të këtij grupi kanë qenë persona të rrezikshëm që merren me krim e drogë në gjithë Evropën.

Deri te ndërlidhja e këtij grupi me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, erdhi pas një aktakuze të Prokurorisë në Mal të Zi. Atje prokuroria akuzoi policin malazez Ljub Miloviq, Daniel Jovanoviq që punonte në Drejtorinë e Policisë gjithashtu dhe bashkëshortes së tij Dushica Jovanoviq.

Niporwifi © on Twitter: "El 5 de mayo encontraron a un serbio muerto en el Lago Azul de Brasil. Una víctima más de los clanes de los Balcanes, que transportan unas 500

Gjatë bisedave të tyre në aplikacionin Sky, ku dërgohen përmbajtje të koduara, aty u përmend edhe vrasja e Ivanoviqit. Sipas bisedave, del se BIA e Serbisë ka dijeni për vrasjen e politikanit serb. Pavarësisht se deri më tash, ata nuk e kanë dhënë asnjë detaj.

“I vetmi informacion që shkon tek klani i Kavaçit është se një nga anëtarët e klanit është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”. Dhe historia thotë se Dedović donte të merrte vetë udhëheqjen e klanit dhe ndërtoi një ekip rreth tij brenda klanit”, thuhet në këtë raportim, transmeton Nacionale.

“Nga mesazhet e përgjuara të Sky, mund të konstatohet qartë se BIA ka informacione të caktuara për vrasjen e Ivanoviqit në janar 2018 dhe kjo nuk është hera e parë që Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit përmendet në kontekstin e vrasjes së një politikan”, thuhet më tutje aty.

Por, cila është historia e grupit të famshëm kriminal me emrin “Kavaç?

Në krye të klanit “Kavçani” ishin Slobodan Kashçelan dhe Radoje Zvicer nga Kotori. I pari ndodhet aktualisht në paraburgimin në Mal të Zi për krijimin e një grupi kriminal dhe organizimin e disa vrasjeve. Radoje Zvicer “i ka shpëtuar arrestimit” dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar dhe dyshohet se fshihet në Amerikën e Jugut, ku mbrohet nga kartele të afërt me klanin Kavçani.

Grushti goditës i klanit Kavçani në Serbi ishte Veljko Belivuk (36), i njohur ndryshe si Velja Nevolja, udhëheqësi i grupit të tifozëve “Principi”. Ai u arrestua në fillim të shkurtit dhe u akuzua për disa krime të rënda. Ai drejtoi grupin e tij të tifozëve të klubit të Beogradit "Partizan" së bashku me "dorën e tij të djathtë" Marko Miljkoviq (32).

How a Montenegrin Gang Used Open-Source Intelligence to Kill - OCCRP

Grup rival i Kavçan është Shkaljari. Ajo që është e sigurt se korrespondenca e deshifruar “Sky” ka zbuluar përmasat e krimeve të dy grupeve kriminale. Rreth 50 persona, kryesisht shtetas malazezë, janë vrarë në përleshjet mes grupeve kriminale që nga viti 2015. Vrasjet kanë ndodhur në Mal të Zi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në mbarë Evropën.

Ky grup dyshohej se kishte pasur plan edhe për vrasjen e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Protokolli i shtetit i Malit të Zi kishte vendosur të forcojë sigurimin fizik për zv.kryeministrin e këtij vendi, Dritan Abazoviq, pasi kishte sinjale se grupi kriminal i Kavaçit, një prej dy grupeve më të mëdha në këtë vend, ka planifikuar vrasjen e tij.

Një pjesëtar i këtij grupi ishte arrestuar në Kosoë vetëm para pak ditësh. Ai kishte urdhër-arrest ndërkombëtar dhe Policia e Kosovës e arrestoi në Gjilan.

Sergjan Juriseviq ishte emri i këtij të dyshuari që u arrestua në Kosovë. Siç raportonte Vijesti.me, Jurisheviq është pjesë e njërit prej grupeve më të mëdha kriminale në Mal të Zi, Klanit Kavaç, me seli në Kotor.

Pas arrestimit të tij, Policia ka njoftuar se të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

Lajme të ngjashme