Kush është ministrja që dha dorëheqje e që besohet se ka dorëzuar dokumente për skandalin e Martin Berishajt? - NACIONALE

Kush është ministrja që dha dorëheqje e që besohet se ka dorëzuar dokumente për skandalin e Martin Berishajt?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat sllovene kanë tronditur rishtas opinionin publik në Kosovë përmes një raportimi mbi detaje të reka të skandalit financiar ku është i përfshirë ambasadori Martin Berishaj. Por, në emër bie në sy në ato raportime: Tatjana Bobnar. Kush është ish ministrja e Punëve të Brendshme të Sllovenisë?

Bobnar ishte emëruar si ministre e Punëve të Brendshme pikërisht nga kryeministri Robert Golob, që mbështetej madje edhe nga njerëzit e kryeministrit Kurti për zgjedhjet parlamentare në Slloveni që u mbajtën në prill.

Por, me kalimin e kohës Tatjana Bobnar duket se kishte prishur marrëdhëniet me kryeministrin e ri slloven duke u shprehur haptas e ashpër që nuk duhej të kishte ndikim të politikës në polici.

Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja e largimit të saj nga detyra, vetëm pak ditë më parë.

Siç raportoi Pozareport në Slloveni, ajo kishte dorëzuar dokumentacionet në Prokurori që implikonin edhe ish shefin e saj, kryeministrin Golob dhe ku ishte i përfshirë ambasadori Martin Berishaj.

Një pjesë e parave – siç vazhdon raportimi – duhej t’i dorëzohej njerëzve të afërt të kryeministrit tonë, Albin Kurtit.

Nacionale tashmë ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës për të marrë një prononcim në lidhje me këtë raportim.

Por, kush është Tatjana?

“Politika duhej të ndalet jashtë dyerve të policisë.” – mësohet që kishte qenë deklarata e znj. Bobnar që kishte çuar edhe drejt fërkimeve të saj me kryeministrin Golob.

Bobnar është një 53 vjeçare e lindur në Lubjanë që ka shërbyer për kohë të gjatë si zyrtare policore.

Ajo kishte studiuar në fakultetin juridik të Lubjanës dhe kishte diplomuar më 1993 me diplomë në kriminologji dhe në ligjin kriminal.

Ajo kishte qenë pjesë e partamentit policor të Lubjanës mes viteve 1993 dhe 1996 në rolin e hetueses për rastet kriminale në departamentin e delinkuenës së të rinjëve, për të marrë më pas funksione gjithnjë e më të rëndësishme.

Në vitin 2018, qeveria e Marjan Sareçit e kishte emëruar si Drejtoreshë të Përgjithshme të Forcave Policore Kombëtare të Sllovenisë, për t’u larguar nga ky pozicion në kohën e kryeministrit kontrovers Janez Jansha.

Lajme të ngjashme