“Kush dreqin janë këta?”, Berisha: Albini e përdori me mjeshtëri Lajçakun për me ia mbyllur sytë opozitës
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër PDK-në dhe LDK-së.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti e përdori me mjeshtëri emisarin Lajçak për të ia mbyllur sytë opozitës në lidhje me draftin e Asociacionit.
“Albini me gjasë e përdori me mjeshtëri Lajçakun për me ja mbyllur sytë opozitës parlamentare, pasi gojën e kishin të mbyllur edhe më herët për Zajednicën! Lajçak ishte në Prishtinë pa paralajmërim, ju tregoj një foto për statutin e Zajednicës opozitës, mirëpo ja u ndaloj që me tregu se foto ishte bardh e zi, apo me ngjyra”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë informacione për draftin e Asociacionit.
“Albini tash po dihet kush është, mirpo këta tjerët (opozita) kush dreqin janë, të cilët ditë e natë thirren në transporenc. Zajednica e Albinit po bëhet për parti apo për Kosovën, qytetarët e të cilës nuk e kanë iden se çfarë pazera po bëhen me Serbinë në kurruzë të vendit tonë”, ka shkruar Berisha.