Kusari reagon pasi Murati përmendi gjyqtarët me emër e mbiemër: Ftesë për votuesit e VV-së që t’i përndjekin - NACIONALE

Kusari reagon pasi Murati përmendi gjyqtarët me emër e mbiemër: Ftesë për votuesit e VV-së që t’i përndjekin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar deputetit Hekuran Murati, pasi përmendi me emër e mbiemër gjykatësit e Supremes, pas vendimit të fundit.

Kusari ka thënë se kjo është ftesë e Muratit që votuesit e VV-së t’i targetojnë, përndjekin e ngacmojnë gjykatësit.

“Përmendja me emër dhe mbiemër e gjykatësve të Supremes për shkak të vendimarrjes së tyre (shumë të drejtë) është ftesë nga ana e Hekuran Muratit që votuesit e tyre online t'i targetojnë, përndjekin dhe ngacmojnë (sidomos online) gjykatësit.

Kjo strategji e VV-së e cytjës së turmës që të ngacmojnë online këdo që nuk iu përshtatet qejfit të tyre, të cilën shumë prej nesh e kemi përjetu dhe e përjetojmë, është e dështuar por dëm bën.

VV-së dhe qeverisë ua rikujtoj që duhet të sillen në raport me gjyqësorin sipas standardeve të Këshillit të Europës e jo sipas stilit alla Viktor Orban” – ka shkruar ajo.

Në fund, Kusari ka thënë se “aktualisht mbrojtësit më të mëdhenjë të demokracisë në vend janë mediat dhe gjyqësori”.

Lajme të ngjashme