Kusari për sulmin Kurteshit ndaj Nacionales: Policia të ofroj mbrojtje për gazetarët, ndaj Kurteshit të merren masa
Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas sulmit të paprecedentë që anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi i ka bërë gazetarës së Nacionales, Besarta Hoti si dhe krejt gazetarëve të mediumit duke i quajtur “media kriminale, të vrasësve me pagëesë”, anipse Kurteshi s’tregoi se kush na qenka vrasësi.
Kusari ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i mbroj gazetarët e Nacionales, pasi ky diskurs është i njohur në botë, duke përmendur rastin kur në të njetën mënyrë ishte linçuar gazetarja Daphne Caruana Gaiza në Maltë e cila më pas u vra.
Kusari ka kërkuar edhe nga Vetëvendosja të kërkoj falje si dhe të marrë masa ndaj Kurteshit.
E plotë:
Sami Kurteshi iu paska drejtu gazetarëve të Nacionales:
"Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë".
Kjo duhet të lexohet dhe të kuptohet si ftesë e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar publikut për t'i sulmuar fizikisht gazetarët e Nacionales.
Është dehumanizim i skajshëm i tyre, njëlloj siç ia pat bërë partia në pushtet gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë, pak para se ta vrisnin.
Lëviza Vetëvendosje duhet të kërkoj falje dhe të merr masa ndaj Kurteshit.
Policia duhet menjëherë të ofrojë mbrojtje të shtuar për gazetarët e Nacionales.
Përjashtuar vitet e para të pasluftës, kjo është periudha më e rrezikshme për gazetarët në historinë e re të Kosovës. Falë Vetëvendosjes.