Kusari-Lila: ZRrE-ja ka kërkuar edhe më herët shtrenjtim të energjisë elektrike
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ZRrE-ja ka kërkuar edhe më herët që të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
Ajo në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria ka intervenuar me subvencion.
Kusari-Lila gjithashtu tha se edhe dje kanë kërkuar llogari nga ZRrE-ja mbi borxhet në sektor që janë mesë të operatorëve.
“Përderisa kërkesa mund të kenë operatorët, dhe gjithë ata që janë pjesë e sektorit të energjisë dhe pastaj varet nga vendimi i ZRrE dhe nga veprimet e qeverisë. Ne kemi pasur kërkesë të tillë edhe më herët megjithatë ka intervenuar Qeveria me subvencion. Mbi 208 mijë familje janë përfitues jo vetëm të subvencionit përmes qeverisë që ka pagur por tash drejtpërdrejt ne gjepin e qytetarëve tashme ka zbritje të faturave tek ata që kursejnë dhe subvencionohen. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces të kemi komunikimin e rregullt të kemi gjitha akterët në këtë sektor në kryerje të detyrës. Edhe ne dje kemi kërkuar llogari nga ZRrE mbi borxhet në sektor që janë në mesë të operatorëve”, tha ajo.
