Ndahen 720 mijë euro për subvencionim të energjisë - NACIONALE

Ndahen 720 mijë euro për subvencionim të energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Financave ka ndarë plotë 720 mijë euro për Ministrinë e Ekonomisë me qëllim të subvencionimit të energjisë elektrike për muajin janar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se këto mjete do të transferohen tek Ministria e Ekonomisë.

Propozimi ka të bëjë me kërkesën që kemi pranuar nga ME-ja për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike për muaj janar. Është kërkuar që të ndahen mjete në vlerë 720 mijë euro. Mjetet transferohen nga Ministria e Financave në Ministrinë e Ekonomisë”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme