Kusari-Lila “zbulon” për grupin parlamentar të VV-së: Bisedat nga takimet për pak minuta kanë dalë në portale
Shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lil aka thënë se diskutimet në Lëvizjen Vetëvendosje janë të hapura, derisa po fliste për incizimet e përmendura nga kolegu i saj, Haki Abazi.
Ajo ka thnëë se biseda mund të zbulohet, pasi të gjitha bisedat janë të hapura.
Madje, Kusari-Lila ka përmendur raste kur diçka që u diskutua në grupit parlamentar, pas pak minutash doli në portale.
“Le ta zbulon atë bisedë, të gjitha bisedat janë të hapura. Ne i kemi pasë diskutimet e grupit parlamentar ku përshembull u diskutu diçka, për pak minuta ka dalë në portale. Takimet tona janë 20-30 deputetë, deri ka pasë raste në 50.” – ka thënë ajo.
Sa i përket deputet Abazit, për të ajo ka pretenduar se ka pakënaqësi që kur mori pozitën si kryetar i Komisionit për Punëtë Jashtme.
“Z.Abazi, shpërthimi i pakënaqësisë që është bërë që në fillim, që prej kur është bërë kryetar i Komisionit, janë çështje të hidhërimit të tij me diçka tjetër, me pozitën e tij, ku di unë. Pastaj, të thirresh në kauza ose në deklarata të aktivistëve të akuzosh kryeministirn, shefin, koordinatoren e komiteteve, ministrat, kryetarin e Kuvendit, atëherë për cilën Lëvizje po flet sinqerisht.” – ka thënë ajo në Pressing.