Kusari-Lila thotë një të pavërtetë, pretendon se Hamza ishte i akuzuar në rastin e distribucionit: Aktakuza është publike, Hamza nuk ka qenë i akuzuar - NACIONALE

Kusari-Lila thotë një të pavërtetë, pretendon se Hamza ishte i akuzuar në rastin e distribucionit: Aktakuza është publike, Hamza nuk ka qenë i akuzuar

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, sot në Kuvend e ka thënë një të pavërtetë të madhe.

Në adresimin e saj në Kuvend, ku po diskutohet për energjinë, ajo ka pretenduar se edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë i akuzuar në procesin e privatizimit të rrjetit të distribucionit të energjisë (KEDS) ku ajo vet ishte e akuzuar.

Aktakuza ka të bëj me distribucionin, e ju shumë mirë e dini. Po zgjedhin me qenë gjysmë neglizhent e gjysmë manipulativ për opinionin publik. Aktakuza ka qenë për katër hidrorcentrale e vogla, të cilat kanë mbetur me distribucionin dhe në fund është vërtetuar në dy shkallë të gjykatës që nuk ka pasur bazë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, sot është absurde që sërish t`i përmendet ajo aktakuzë.

Është absurde ju me mëndu që sot pas 13 viteve ju ma thirrni emrin për atë aktakuzë. Ka qenë kryetari i tashëm i PDK-së, Bedri Hamza si ministër i Financave, ka qenë ish-ministri Besim Beqaj, ka qenë ministri aktual Nenad Rashiq, ka qenë ish-ministri Dardan Gashi. Bashkë kemi qenë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, aktakuza në fjalë, e cila është publike, tregon se Bedri Hamza nuk ishte i akuzuar në atë proces.

Në lidhje me procesin e privatizimit të rrjetit të distribucionit të energjisë (KEDS) dhe veçanërisht kalimin e katër hidrocentraleve të vogla në atë proces, kanë qenë të akuzuar disa ish-ministra të qeverisë Thaçi 2.

Sipas aktakuzave të akuzuar kane qenë Besim Beqaj (ish-Ministër i Zhvillimit Ekonomik), Mimoza Kusari-Lila (ish-Ministre e Tregtisë dhe Industrisë), Dardan Gashi (ish-Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) dhe Nenad Rashiq (ish-Ministër për Komunitete dhe Kthim).

Lajme të ngjashme