Kusari-Lila shprehet e bindur: PDK-ja dhe Haradinaj i kanë fryer listat e veteranëve
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth deklaratave të cilat janë dëgjuar në pjesën e tretë të përgjimeve të publikuara nga Gazeta Nacionale.
Kusari-Lila e ftuar në T7 është shprehur 100% e bindur se PDK-ja dhe Ramush Haradinaj i kanë fryrë listat e veteranëve.
“Unë mund ta them që ato që kam diskutu aty nuk është asgjë që nuk kam thënë në publik. Optika e krijimit të një zyre është që brenda. Çështja e veteraneve kemi pasur përplasje të vazhdueshme në Kuvend, pas një komunikimi të tillë kanë dalë dhe kanë vazhdu ofendimet. Të gjitha këto që janë thënë, janë thënë publikisht.” – ka thënë Kusari-Lila.
Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se ata që janë thirrur në veteranët më së shumti kanë manipuluar me ta dhe sipas saj 18 vjet pas luftës janë regjistruar veteranë të rinj.
