Kusari-Lila shet mjegull: Nuk po dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut, por votimi i fshehtë - NACIONALE

Kusari-Lila shet mjegull: Nuk po dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut, por votimi i fshehtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja nga radhët e partisë Vetëvendosje, Mimoza Kusar-Lila, tha se nuk po dështon votimi i Albulena Haxhiut, por komisioni për votimin e fshehtë.

Haxhiu, tha ajo, “i ka votat” duke u thirrur në një “vullnet të deputetëve” të cilët s’po lejohen ta manifestojnë këtë nga subjektet e tyre.

“S’është duke u votuar për Haxhiun, por për komision të fshehtë”, tha ajo.

“Votimi i fshehtë do të mund të sjelte rezultatet tjera...vullneti i partive tjera treghen që nuk kanë kundërshti në raport me kandidatin”.

“Ata po e tregojnë mosbesimin në deputetë të tyre. Ka vullnet për ta votuar Haxhiun, por presoni i subjekteve të tyre”, tha Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme