Kusari-Lila pranon se ka fatura të larta të energjisë, u thotë qytetarëve: “Drejtojuni KESCO-s!” - NACIONALE

Kusari-Lila pranon se ka fatura të larta të energjisë, u thotë qytetarëve: “Drejtojuni KESCO-s!”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar që ka dyshim për faturim jo të saktë të energjisë elektrike.

Ky reagim i saj vjen pas ankesave të qytetarëve, që kanë marrë fatura të larta të energjisë gjatë këij muaji.

Sipas ‘EO, Kusari-Lila ka folur për këtë çështje në një konferencë për media, ku ka bërë thirrje që qytetarët t’i drejtohen KESCO-s për ankesa.

“Ky rast ka ardhur në vëmendjen tonë gjithashtu, ka dyshime për furnizimin jo të saktë, andaj qytetarët duhet menjëherë t’i drejtohen furnizuesit, në këtë rast KESCO-s dhe gjithashtu nëse nuk ka përgjigje të mirëfilltë edhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.” – ka thënë ajo.

Tutje, shefja e deputetëve të VV-së ka vijuar të flasë për masat e Qeverisë.

“Sa i përket situatës energjetike, Qeveria ka ndërmarr masa të vazhdueshme për të lehtësuar përballjen me krizën energjetike me të cilën përballet gjithë Evropa. Qeveria ka bërë subvencionimin e 10 mijë familjeve për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje që mundësojnë zvogëlimin e sasisë së energjisë së konsumuar kurse sivjet subvencionohen edhe 20 mijë familje tjera.” – tha ajo.

Lajme të ngjashme