Kusari-Lila: Nuk e di se sa duhet të humb opozita që ta nxjerr mësimin e vet - NACIONALE

Kusari-Lila: Nuk e di se sa duhet të humb opozita që ta nxjerr mësimin e vet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj kritikave të deputetëve të opozitës.

Duke cituar një thënie amerikane, ajo ka thënë se nuk e di se sa herë duhet të humb opozita që ta nxjerr mësimin.

Amerikanët e kanë edhe një fjali të mirë, në ShBA thuhet se njeriu mëson prej humbjes, jo prej fitoreve. Unë nuk e di se opozita e jonë sa shumë duhet me humb që me e nxjerr mësimin e vet”, ka thënë ajo në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për raportin e Departamentit Amerikane të Shtetit, i cili flet për korrupsionin serioz qeveritar në Kosovë.

Sipas saj, opozita duhet të koncentrohet në kritiken e saj.

Z. Tahir e tha se e kemi një gjyqësor e një prokurori të dobët e të lodhtë e vazhdimisht po e sulmoni. Por, të dobët e të lodhtë se kena formuar, ashtu e the, e ke ngjizmini dëgjoje veten. Tash përcaktohu se a është gjyqësori e prokuroria të fort e na po i sulmojmë, apo janë të dobët e të lodhë, ashtu qysh i keni lon”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme