Kusari-Lila godet Pandurin: Fatkeqësi që e dha Simiqin në Prime Time, i mori fjalët e tij më të forta se të miat
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të një pjese tjetër të regjistrimeve të bisedave të saj me Milan RAdojçiqin ku koordinohen për vota në Kuvend të Kosovës, ka goditur drejtuesin e emisionit “Debat Plus” që transmetoi fjalët e ish-deputeti të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
“Fatkeqësi që i jepet Simiqit mundësi në Prime Time. I jepet mundësia dhe argumentet mirren ma të forta se deputetes së Kuvendit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Deputeti Haki Abazi përmes një aksioni vendosi një shirit policor të lidhur për mikrofoni në foltore duke e paraqitur sikur skenë krimi teksa fliste Kusari-Lila.