Kusari-Lila del me një reagim, por s’e përmend që foli me Radojiçiqin: Po mundoheni ta mbroni, me 9 shkurt përgjigjemi
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar pas publikimit të një pjese tjetër nga komunikimet e saj me kriminelin Milan Radojiçiq dhe Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka akuzuar se me çdo kusht po tentohet që atyre “t’u bëhet avokati dhe argati”.
Madje, sipas saj, Radojiçiq po mbrohet me “montazha” të bisedave:
“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.
Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë”.
Sipas saj, me nëntë shkurt do të jepet përgjigja, derisa ka hedhur akuza se “po u mungon Radojiçiq”.
“Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.
Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.
Nuk ka luftë hibride që na përkul”.
Megjithatë, në shkrimin e saj, ajo askund nuk ka përmendur bisedën e saj me terroristin Radojiçiq.