Kusari: 30 gazetarë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë bllokuar në një kafene në Zveçan - NACIONALE

Kusari: 30 gazetarë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë bllokuar në një kafene në Zveçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se rreth 30 gazetarë, kameramanë, dhe punëtorë të tjerë të mediave janë bllokuar në kafenenë Golden Sky në Zveçan.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Kusari ka njoftuar se 30 gazetarë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë bllokuar në një kafene në Zveçan, afër vendit ku ka incidente nga protestuesit serbë.

Bisedova me shume gazetare dhe me treguan qe rreth 30 gazetare, kameramane dhe punetore te tjere te mediave jane te bllokuar ne Zvecan ne kafiterine Golden Sky ne Zvecan, shume afer vendit ku protestuesit po hedhin mjete te ndryshme shperthyese. Shpresoj dhe po lutna qe te mos iu ndodhe asgje”, shkroi Kusari.

Cfare pune e rrezikshme! Per te gjithe ju qe jeni tu lexu lajme cdo minute, naluni nje sekonde dhe kujtohuni qe disa vajza e djeme jane ne midis te rrezikut vetem e vetem me na mbajte te informuar. Me e pakta qe mund te bejne redaksite eshte t'i pagujne shtese per rrezikshmerine ne pune”, vazhdon ajo me tutje.

Lajme të ngjashme