Kurtit i vjen mbështetje e madhe nga Shtimja: Qemajl Aliu thotë “populli e mbështet kryeministrin" - NACIONALE

Kurtit i vjen mbështetje e madhe nga Shtimja: Qemajl Aliu thotë “populli e mbështet kryeministrin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook të titulluar “Asociacioni nuk kalon!”

Aty, kryetari i Shtimes duket se i jep mbështetje kryeministrit Kurti përmes një thurjeje (hashtag) të quajtur “populli në mbështetje të kryeministrit”.

“Kryeministri, populli, Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese, praktika e historia janë dëshmi e garanci e dëmeve që shkaktohen nga Zajednica.” – thotë z. Aliu në profilin e tij në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me anë të një fotografie të Albin Kurtit.

Kujtojmë se Kurti para pak minutash e përfundoi takimin e tij në Bruksel me ndërmjetësit evropianë Borrell dhe Llajçak.

Ai pritet që të takohet edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në një takim ku u tha se mund të formalizohet pranimi i tyre për propozimin franko-gjerman.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme