Kurtit e Lajçakut në drekë iu bashkohet edhe ambasadori Hovenier - NACIONALE

Kurtit e Lajçakut në drekë iu bashkohet edhe ambasadori Hovenier

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon dreka e punës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi po zhvillohet në një nga hotelet e Prishtinës.

Nacionale mëson se në takim tashmë është bashkuar edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kurti pak para takimit me Lajçak, ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.

Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi kryeministri Kurti prezantoi gjashtë kushtet e Asociacionit.

Lajme të ngjashme