Kurti tenton ta minimizojë vendimin e qeverisë amerikane, pezullimin e Dialogut Strategjik ia lë Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë - NACIONALE

Kurti tenton ta minimizojë vendimin e qeverisë amerikane, pezullimin e Dialogut Strategjik ia lë Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka tentuar të minimizojë vendimin e qeveria amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai është munduar që këtë vendim ta paraqes si qëndrim të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe jo Departamentit të Shtetit.

Në këtë mënyrë, Kurti pretendon që ambasadën e ShBA-së ta paraqet si institucion të ndarë nga qeveria amerikane, raporton Nacionale.

Derisa ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të trajtojë seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane.

Sa i përket njoftimit nga ambasada amerikane javën e kaluar, se pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se behët fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Armiken, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e qeverisë tonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t`i minimizoj zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët tanë se qeveria e jonë i trajtojnë seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane”, ka thënë Kurti.

Pavarësisht pretendimeve të kryeministrit Kurti, javën e kaluar Ambasada Amerikane ishte e qartë.

Në njoftimin e saj për këtë çështje është thënë se ShBA-ja ka marrë vendimin e për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën.

Aty ishin treguar edhe arsyet që kishin çuar deri të ky vendim.

Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për kohë të pacaktuar Dialogun e tyre të planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimit rreth veprimeve të qeverisë në detyrë, të cilat i kanë rritur tensionet dhe jostabilitetin, duke e kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj avancimit të interesave të përbashkëta të ndara nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës”, është thënë në njoftimin e ambasadës.

Më pas, në njoftim janë përmendet edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Kurti.

Marrëdhënia jonë me Kosovën është e mbështetur në një qëllim të përbashkët: fuqizimi i paqes dhe stabilitetit si një bazë për mirëqenie të përbashkët ekonomike. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida ndaj progresit të bërë ndër shumë vite. Dialogu strategjik kishte për qëllim që t’i fuqizonte lidhjet ekonomike dhe diplomatike për të mirën e popullit amerikan dhe kosovar. Ne shpresojmë që të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen, kur të jetë e duhur. Ne e njohim këtë si qëllim i bërë prioritet nga populli i Kosovës”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme