Kurti takohet me ukrainasit në Kosovë, ia "veçoi edhe takimin që pati me Zelenskyn"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në ballkonin e hapur të Qeverisë së Kosovës qytetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në mesin e tyre edhe gazetarët ukrainas për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Kurti para tyre ka thënë se Kosova qëndron prapa Ukrainës.
Ai para tyre ka thënë se është “takuar” me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, por deri më tani dihet se Kurti ka pasur veç një shtrëngim duarsh me të, të mërkurën në një shkrimi nëFacebooktha se është "përshëndetur" me Zelenskyn.
““Vetëm këtë javë, ne iu bashkuam Deklaratës së Përbashkët të G7 për Mbështetjen për Ukrainën. Duke vepruar kështu, ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar gjithçka që mundemi për mbrojtjen e Ukrainës, në këtë kohë nevoje”, tha kryeministri Kurti. Ai veçoi edhe takimin që pati të hënën në Athinë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, teksa u shpreh me shpresë që në takimet e ardhshme të mund të diskutojnë se si Kosova dhe Ukraina mund të punojnë bashkë në promovimin e vlerave që ndajmë dhe intersave të përbashkëta që kemi.” – thuhet në njoftimin e qeverisë.
“Bashkë me urimin për Ditën e Pavarësisë, kryeministri Kurti uroi gjithashtu herën tjetër e së shpejti të mund të takohemi përsëri, por kësaj radhe për të festuar triumfin e Ukrainës kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit rus, ndërkohë që tha se jemi krenar që ju kemi mirëpritur në vendin tonë dhe të lumtur që Kosova është shtëpia juaj e dytë.” – thuhet ndër të tjera në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
