Kurti takohet me dy senatorë amerikanë: E rikonfirmuam lidhjen e fortë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara - NACIONALE

Kurti takohet me dy senatorë amerikanë: E rikonfirmuam lidhjen e fortë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar me senatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Chris Van Hollen.

Ai me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit.

Kurti tha se gjatë takimit kanë theksuar edhe njëherë lidhjen e fortë që ka Kosova dhe SHBA-të.

Siç tha ai, gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për rritjen ekonomike dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Takimi i shkëlqyer me SHBA-në @SenatorShahee dhe Sen @ChrisVanHollen, në të cilën rikonfirmuam lidhjen e fortë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Diskutuam për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme