Kurti takohet me Peach: U diskutua dhe për zhvillimet - NACIONALE

Kurti takohet me Peach: U diskutua dhe për zhvillimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të shtunën me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zyra e Kryeministrit ka thënë se në takim me të është diskutuar për raportet mes dy shteteve dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Në njoftim thuhet se Kurti me Peach ka biseduer edhe për “zhvillimet” por nuk është përcaktuar se për cilat zhvillime.

U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti u takua me Lord Stuart Peach, të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale.

Kryeministri Kurti falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih që po mbahet gjatë kësaj fundjave.

Lajme të ngjashme