Kurti takohet me ambasadorin e ri të BE-së, i flet për "rezultatet" e Qeverisë së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të enjten me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Kurti i uroi mirëseardhje ambasadorit Orav, të cilit i foli për “rezultatet e Qeverisë” këto tri vjet.
“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazuar në vlerat e përbashkëta dhe avancimin e lirive themelore. Kryeministri Kurti foli për rezultatet e qeverisjes në këto gati tre vjet e gjysmë, për avancimin në indekset e demokracinë e sundimin e ligjit dhe të zhvillimit ekonomik si dhe për programet e reja sociale për nënat lehona dhe fëmijët.” – thuhet në njoftim.
Ndërkohë për takimin ka njoftuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Ambasadori thuhet se ka theksuar mbështetjen e BE-së dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës.
“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë.”