Kurti sqaron nenin 7 të marrëveshjes: Vetëmenaxhimi parashihet në nenin 22 të Kushtetutës - NACIONALE

Kurti sqaron nenin 7 të marrëveshjes: Vetëmenaxhimi parashihet në nenin 22 të Kushtetutës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka sqaruar nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit, i cili po shihet si problematik për Kosovën.

Gjatë raportimit në Kuvend, ai ka thënë se termi vetëmenaxhim parashihet edhe në Kushtetutën e Kosovës.

Maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetëmenaxhim i tillë është ajo që tashmë Kushtetuat e parasheh në nenin 22 të saj. Propozimi kryesor nuk ka asnjë referencë specifike se çka do të nënkupton një vetëmenaxhim i tillë përderisa tavani i lartë është Marrëveshja Kornizë e Këshillit të Evropës. Kjo nënkupton se rezultati duhet të jetë një format i respektit për të drejtat individuale, jo territoriale të pakicave, që bazohet në individin me të drejte dhe sipas përkatësisë e jo në institucionet a monopolet terriotrializuese të tyre.”, ka thënë Kurti.

Ai ka vlerësuar se në këtë marrëveshje nuk ka dhënë asgjë të re për komunitetin serb.

Pra, këtu nuk kamë dhënë asgjë. Ajo që kam premtuar dhe pranuar është që komuniteti serb në Kosovë të trajtohet sipas nenit 22 të Kushtetutës, e cila e ka pjesë të saj Konvente Kornizë”, është shprehur Kurti.

Sipas kryeministrit kushdo që këtë nën e interpreton ndryshe e ka gabim.

Neni 22 i Kushtetutës:

Lajme të ngjashme