Kurti s’ndalet për gazetarët, flet shkurt që “uroj të jemi të suksesshëm në krijimin e Kuvendit”
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk u ndal para gazetarëve duke hyrë në seancë konstitutive.
Kurti shkurt u shpreh pa u ndalur se “uroj të jemi të suksesshëm në krijimin e Kuvendit, pastaj qeverinë”.
Vetëvendosja ka njoftur se Albulena Haxhiu do të jetë e propozuara për Kryetar të Kuvendit.
Seanca pritet të nis nga minuta në minutë.