Kurti: S’na duhen tanke, tanket i ka Serbia – ne i shkatërrojmë ato - NACIONALE

Kurti: S’na duhen tanke, tanket i ka Serbia – ne i shkatërrojmë ato

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, theksoi se Kosova nuk ka nevojë për tanke, por për "anti-tanke" që t’ia "shkatërrojmë Serbisë tanket".

“Nuk na duhen tanke, por anti-tank.

Tanket i ka Serbia, e na blejmë çka i shkatërron ato.

Aeroplana s’blejmë, se Kosova e vogël sahora del në Shqipëri.

Drona nga Turqia, Javelin nga Amerika, po blejme Black-Hawk

Dhe gjithashtu do ta ndërtojmë fabrikën e municionit, e vetë do të prodhojmë dronat made in Kosova.” – tha Kurti.

Lajme të ngjashme