Kurti s'ishte në UÇK sepse ndodhej në burg: Pjesët bizare të intervistës së Kurtit për gazetën holandeze - NACIONALE

Kurti s'ishte në UÇK sepse ndodhej në burg: Pjesët bizare të intervistës së Kurtit për gazetën holandeze

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës po vazhdon intervistat e tij me medie të ndryshme ndërkombëtare. Të fundit e ka dhënë për NRC-në holandeze, dhe e cila ishte... me disa pjesë bizare! Çka tha Kurti, e çka tha gazeta holandeze?

“Albin Kurti (47 vjeçar) fillon e flet më zëshëm e më egër kur pyetet për pakënaqësitë e qytetarëve serbë të Mitrovicës...” – nis përshkrimi i kësaj gazete për intervistën e kryeministrit tonë.

Por, më pas tregohet se Kurti kishte sulmuar ashpër para-ardhësit e tij në Qeverinë e Kosovës.

“Para-ardhësit e mi kishin marrëveshje gjentëllmenësh përmes të cilës mbaheshin strukturat ilegale serbe. Unë nuk po e bëj këtë gjë. Barrikadat e tyre nuk janë kryengritje studentësh pacientë, ato po udhëhiqen nga njerëz të gatshëm për luftë, të uniformuar, maskuar e të armatosur që veprojnë në emër të Beogradit. Kriminelët e luftës dhe kriminelët e rëndomtë. Kjo është jetëkërcënuese.” – u shpreh Kurti për gazetën holandeze.

Nuk dihet nëse publiku holandez është i interesuar për vlerësimet e kryeministrit të Kosovës për rivalët e tij politikë.

Por, qasja e gazetës holandeze është paksa kritike ndaj Kurtit.

“Edhe pse ai donte të fliste më shumë për aplikimin e Kosovës në Bashkim Evropian... shteti i tij është në lajme vetëm për shkak të konfliktit me Serbinë.” – thotë kjo gazetë.

Një pjesë interesante është edhe nënkuptimi i kësaj gazete për arsyen pse Kurti nuk kishte qneë pjesë e luftës më 1998 dhe 1999.

“Kurti u bë politikisht aktiv si lider studentor dhe ishte “torturuar për dy vjet e gjysmë në burgjet e Millosheviqit” në fund të viteve ’90. Prandaj, ai nuk pati rol në luftën e viteve 1998-1999 mes shumicës shqiptare dhe regjimit të Sllobodan Millosheviqit.” – shton kjo gazetë.

Në fakt, Kurti kishte qenë pjesë e UÇK-së dhe është një nga veteranët e luftës. Ai megjithatë nuk ka marrë pjesë në luftime aktive, por ka qenë pjesë e Zyrës së UÇK-së në Prishtinë. Kurti është marrë në burg vetëm fare në fund të luftës.

Në këtë intervistë, Kurti po ashtu denoncoi praninë e Milicisë ruse Wagner dhe Ujqërve të Veriut. I pyetur nëse kishte prova, ai thoshte se “pozicioni nga të cilat ishin bërë fotografitë dhe videot mund të dëftente burimet tona”.

Ai ka thënë se i kishte dërguar këto prova në Prokurori.

“Nëse NATO nuk do të ishte këtu, serbët do të na masakronin sërish,” – citohet më tej të ketë thënë Kurti, në një ndërrim radikal të qëndrimit të tij nga koha e Rambujesë e këndej.

Lajme të ngjashme