Kurti siguron se ka strategji dhe se guximi karshi ndërkombëtarëve për veriun “gjithmonë ia vlen” - NACIONALE

Kurti siguron se ka strategji dhe se guximi karshi ndërkombëtarëve për veriun “gjithmonë ia vlen”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pyetja: A ia vlen gjithë ky guxim ndaj ndërkombëtarëve?

Kurti: Po, ia vlen gjithmonë.

Kështu u përgjigj Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë me Qendrën Kulturore “Struga” në Shtete të Bashkuara të Amerikës ku pati takime me diasporë shqiptare.

Kurtit iu shtrye pyetja “nëse guximi i tij i ekzagjeruar është i rrezikshëm?” dhe “a ia vlen”. Përgjigja i tij ishte “ia vlen...sepse parimësia është e drejtë”.

Parimësia në politikë sidomos kur përfaqëson nivelet e larta të saj, në shërbim të interesit të popullit, vullnetit të popullit, e të drejtave dhe nevojave të tij. Në kohëra të ndryshme mund të paraqesë rrezik të ndryshëm. Mirëpo unë mendoj që është një rrezik që gjithmonë ia vlen meqenëse parimësia është e drejtë”, tha ai.

Për më tepër, Kurti tha se pavarësisht qasjes së tij karshi ndërkombëtare, qeveria kosovare ka një strategji: por s’e tregoi se në çka konsiston ajo.

Kjo nuk do të thotë se nuk kemi strategji, mirëpo nuk jemi dakord me veprime strategjike pa kurrëfarë parimësie vlerore. Me ShBA, BE, NATO, perëndimin demokratik në përgjithësi ne ndajmë në mënyrë të plotë vlerat e përbashkëta, por gjithashtu edhe interesa e qëllime të njëjta”, shtoi ai.

Por, në Repulikën e Kosovës natyrisht që jemi qeveri demokratike të shtetit të pavarur, dhe duhet të marrin vetë vendime për vendim tonë. Ne konsultohemi me miq e aleatë, por barërn e përgjegjësisë e marrim ne vetë”, vazhdoi Kurti,

Kurti i qëndroi lajtmotivit të tij se Kosova është vend i pavarur dhe se veprimet e tij janë “gjëja më normale”.

Pyetur rreth pretendimeve se si figurë politike përfaqëson antiamerikanizëm, Kurti e mohoi duke e quajtur “konstatim joracional të kundërshtarëve të mi”

ShBA janë partneri, miku dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvëndësueshë. Kundërshtarët tanë duke mos arritur të gjjenë argumente racionale, bëjnë konstatime irracionale. Dhe, nuk bëhet fjalë për kurrëfarë antiamerakizmi, përkundrazi. Ata të cilët bëjnë akuza të tilla më shumë shprehin dëshpërimin opozitar”, shtoi Kurti.

Duke folur për vizitën në ShBA, ai tha se ka zhvilluar takime me shtete mosnjohëse ndaj Kosovës, që për synim kishte “afrimin e tyre drejt njohjes”.

“Po zhvillojmë takime bilaterale edhe me shtete që nuk e kanë njohur Kosovën në mënyrë që t’i afrojmë drejt njohjes së Kosovës. E cila tashmë shënon 117 shtete njohje, por edne nuk është e plotë”.

Duke folur për takimet me diasporën shqiptare, Kurti tha se atyre u është drejtuar me thirrjen që të votojnë në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme.

U takuam edhe me bashkëatdhetarë tanë, dhe po përpiqemi që t’i njoftojmë me zhvillimet në trojet ku jetojnë shqiptarët në Ballkan dhe të njëjtën kohë që t’ju bëjmë thirrje që sa më shumë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës që si mërgimtarë të shprehin zërin e tyre në atdhe mqenëse janë jashtë atdheut por brenda kombit”, tha Kurti në një intervistë për Qendrën Kulturore “Struga”.

Lajme të ngjashme