Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Hamburg: E dënojmë këtë akt të pakuptimtë dhune dhe shprehim ngushëllimet tona
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në twitter, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktima pas sulmit të mbrëmshëm në Hamburg të Gjermanisë, ku mbetën disa persona të vdekur.
Kurti tha se ndihet i trishtuar për këtë lajm dhe se e dënon këtë akt të pakuptimtë dhune.
Postimi i plotë:
“I trishtuar thellësisht nga lajmi i të shtënave masive të djeshme në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në #Hamburg që mori jetën e disa njerëzve. Ne e dënojmë këtë akt të pakuptimtë dhune dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e viktimave”.
Deeply saddened by the news of yesterday's mass shooting at a Jehovah's Witness hall in #Hamburg that took the lives of several people.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 10, 2023
We condemn this senseless act of violence and convey our condolences to the families and loved ones of the victims.
