Dalin pamjet e të shtënave në Hamburg, sulmuesi qëlloi nga një dritare - NACIONALE

Dalin pamjet e të shtënave në Hamburg, sulmuesi qëlloi nga një dritare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë persona, përfshirë sulmuesin, kanë mbetur të vrarë nga sulmi i së enjtes mbrëma në Hamburg të Gjermanisë.

Autoritetet thonë se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe se motivi i tij nuk dihet, raporton televizioni BBC.

Pamje dramatike të sulmit janë publikuar në internet. Në një video, sulmuesi shihet duke shtënë shumë herë afër një dritareje të objektit.

Revista “Der Spiegel” ka raportuar se i dyshuari ishte ish-anëtar i komunitetit të Dëshmitarëve të Jehovait, raporton televizioni BBC.

Policia ka thënë se ka gjetur një person të vdekur në vendin e ngjarjes, për të cilin besohet se ishte autor i sulmit. Viktimat nuk janë identifikuar ende.

Gregor Miesbach, i cili e incizoi sulmuesin duke qëlluar me armë, i tha gazetës “Bild”: Dëgjova të shtëna të forta, shkova te dritarja për të marrë pamje të situatës. Pashë një burrë me një armë zjarri duke shtënë përmes një dritareje dhe e incizova.”

Lajme të ngjashme