Shkon në tetë numri i të vdekurve nga sulmi në Hamburg - NACIONALE

Shkon në tetë numri i të vdekurve nga sulmi në Hamburg

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të shtënat në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të Gjermanisë ka lënë tetë të vdekur, përfshirë sulmuesin e dyshuar, tha të premten në mëngjes policia gjermane.

“Tetë persona u lënduan në mënyrë fatale, qartazi duke e përfshirë autorin e dyshuar”- thuhet në një deklaratë të policisë së Hamburgut, ku shtohet se disa persona të tjerë janë lënduar, disa prej tyre seriozisht, raporton gazeta “The Guardian”.

Nuk pati ndonjë deklarim zyrtar për motivin e mundshëm të sulmuesit për sulmin që u krye të enjten në mbrëmje, duke e tronditur qytetin e dytë më të madh të Gjermanisë. Policia pritet të mbajë një konferencë për gazetarë në mesditë.

Kancelari i Gjermanisë, dikur kryetar i Hamburgut, Olaf Scholz, e cilësoi sulmin “akt brutal të dhunës”, ndërsa komuniteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani tha se anëtarët e tij janë vënë në shënjestër të një “sulmi të tmerrshëm”.

Policia gjermane tha të enjten mbrëma se besonte që sulmi po kryhej nga vetëm një person. Përderisa rasti po ndodhte, policia njoftoi se një operacion i madh kishte filluar në distriktin Gorss Borstel. Disa rrugë u mbyllën dhe njerëzve iu dërguan porosi në telefona që ta shmangnin zonën dhe të qëndronin brenda.

Disa policë të njësive speciale qëlluan rastësisht afër vendin të sulmit, raportuan mediet lokale. Policët ishin duke shkuar në stacionin e tyre në Alsterdorf, kur i dëgjuan të shtënat.

Rreth 175 mijë njerëz në Gjermani janë Dëshmitarë të Jehovait, përfshirë rreth 3 mijë e 800 në Hamburg. Lëvizja e krishterë, e themeluar në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit XIX, predikon kundër dhunës dhe njihet për predikimin derë më derë.

Lajme të ngjashme