Shtatë persona vriten e të tjerë plagosen në Hamburg të Gjermanisë - NACIONALE

Shtatë persona vriten e të tjerë plagosen në Hamburg të Gjermanisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave që ndodhën në qytetin verior të Gjermanisë në Hamburg, ka raportuar mediumi Focus Online gjatë mbrëmjes së kaluar, duke cituar shërbimet e zjarrfikësve.

Autorët e këtij krimi ishin parë duke ikur, vazhdonte raportimi, duke shtuar se shërbimet e emergjencës dhe të mjekëve ishin në vendngjarje.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për “rrezik ekstrem”, ndërkohë që policët kanë bërë thirrje që të shmanget zona e prekur rreth Deelboges.

“Kërkoni strehë në ndonjë ndërtesë menjëherë. Përdoreni telefonin në emergjenca ekstreme në mënyrë që linjat të mos kolapsojnë,”- është kërkuar nga policia.

Deutche Welle ka raportuar se të shtënat kanë ndodhur gjatë një ngjarjeje të Dëshmitarëve të Jehovait, ndërsa senatori i Brendshëm i qytetit, Andy Grote, ka bërë të ditur se në vendin e krimit janë vendosur edhe forcat speciale.

Nga policia është njoftuar se motivi i të shtënave nuk dihet ende.

Lajme të ngjashme