Kurti shkakton të qeshura gjatë vizitës në shkollën "Elena Gjika": Edhe pse ra zilja ne po vazhdojmë
Pas kthimit nga Ohëri, kryeministri, Albin Kurti, sot ka vizituar shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika me rastin e shënimit të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke.
Kurti në këtë shkollë ka mbajtur një fjalim ku ka folur për gjuhnë turke.
Por gjatë fjalimit të tij, u dëgjua zilja e shkollës dhe si zakonisht Kurti nuk hezitoi të jap komentin e tij.
Ai tha se do të vazhdojë fjalimin pavarësisht se ra zilja, teksa ka treguar se çfarë bënte kur ishte nxënës.
“Besoj që edhe pse ra zilja nuk po e ndali fjalimin. Kur kam qenë nxënës, kur binte zilja fillonte ose përfundonte por tash po vazhdoj.” – dëgjohet duke thënë ai.
Kurti gjithashtu në fund të fjalimit tha edhe disa fjalë në gjuhën turke.
Ndryshe, Kurti më 18 mars u takua me Vuçiqin në Ohër, ku u pajtuan më të për zbatimin e ankesit të marrëveshjes që doli nga propozimi i BE-së.
