73% e qytetarëve në një sondazh thonë se do të protestonin kundër marrëveshjes së Ohrit - NACIONALE

73% e qytetarëve në një sondazh thonë se do të protestonin kundër marrëveshjes së Ohrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Nacionale hapi një sondazh për të parë disponimin e një pjese të qytetarëve që aktivitetin online e kanë edhe në Viber. A do të dilnin në protestë? Përgjigja është befasuese.

“A do të dilnit në protestë kundër marrëveshjes së Ohrit?” - ishte pyetja që e shtroi Nacionale në Viber.

Nga 480 vota sa erdhën deri tash, 351 sosh ose mbi 73 për qind votuan “PO”. Vetëm 129 votues ose 26 për qind votuan “Jo”.

Është Partia Social-Demokrate e Dardan Molliqajt e cila ka paralajmëruar protestë për të shtunën, më 25 mars. Kjo parti madje edhe po i kërkon dorëheqjen kryeministrit të Kosovës.

Kundër marrëveshjes janë shprehur edhe dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e PDK, ndërkaq AAK-ja i ka dalë në mbështetje.

Lajme të ngjashme