Kurti, shefit të NATO-së: Serbia na ndërhyu në zgjedhje, me asistimin e Rusisë
Kryeministri në largim, Albin Kurti, i është ankuar shefit të NATO-s për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërhyrje e cila, sipas Kurtit, u bë me “asistencë ruse”.
“Është një kënaqësi për të mirëpritur Mark Rutte në Prishtinë, vizita e tij e parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane.
Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti në “X”.