Kurti: Serbia është në panik, po dëshiron ‘Zajednicë’ për të shkelur ministrin tonë serb - NACIONALE

Kurti: Serbia është në panik, po dëshiron ‘Zajednicë’ për të shkelur ministrin tonë serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mendon se Serbia është në panik.

Për këtë arsyeje, sipas tij, shteti serb po e kërkon me insistim formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se përmes formimit të Asociacionit, Serbia po dëshiron t`i shkel serbët që nuk janë të dëgjueshëm ndaj Serbisë.

Kosova ka nevojë për më shumë demokraci, e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik, te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste. Prandaj, Serbia është në panik, duan që t’i bëjnë bashkë sa më parë 10 kryetarë komunash të së njëjtës parti, që e dirigjojnë ata, ta shpallin një president ‘Zajednice’ e me atë ta shkelin ministrin tonë, të Qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb, e padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka deklaruar Kurti.

Këto deklarime Kurti i ka bërë pas homazheve te pllaka përkujtimore e ish-aktivisteve të VV-së, Mon Balajt e Arben Xheladinit, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së tyre.

Lajme të ngjashme