Kurti raporton sot në Kuvend për kidnapimin e tre policëve nga Serbia - NACIONALE

Kurti raporton sot në Kuvend për kidnapimin e tre policëve nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç raporton Kosova Press, pritet që me fillim nga ora 17:30 të raportojë në Kuvendin e Kosovës për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga ana e Policisë së Serbisë në berzin kufitar në veri.

Raportimi i Kurti në Kuvend ishte kërkesë e partive opozitare.

PDK, LDK e AAK në fillim të seancës së sotme kërkuan që Kurti të raportojë në Kuvend për situatën që është krijuar nga tensionet e fundit në veri dhe nga kidanpimi i tre policëve nga Policia e Serbisë

Ndërkohë, kujtojmë se Kurti sot gjatë ditës ka vizituar familjet e tre policëve të cilët u kidnapuan nga ana e xhandarmërisë serb në kufirin me Serbinë në veri.

Kurti ka vizituar familjet e policëve, Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka njoftuar familjarët se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është në kontakt dhe po tenton të marrë informacione më shumë për gjendjen e tyre.

Lajme të ngjashme