Kurti pyetet për fotografinë në zyren e Rahimajt në Kamenicë: Nuk e pashë asnjë pikturë me luan - NACIONALE

Kurti pyetet për fotografinë në zyren e Rahimajt në Kamenicë: Nuk e pashë asnjë pikturë me luan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për fotografinë e tij me luan që mbahen në zyrë nga kryetari i Kamenicës nga radhët e VV-së, Kadri Rahimaj.

Kurti ka thënë se në zyrën e kryetarit nuk ka parë asnjë fotografi me luan.

Kështu u përgjigj ai kur u pyet nga gazetarët pas ceremonisë së vënies së gurthemelit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli” në Kamenicë.

Unë nuk pash asnjë pikturë me luan në ndërtesën e Komunës dhe në sallën ku mbajtëm një takim paraprak me kryetarin Kadri Rrahimaj.” – ka thënë ai, shkruan Kosovapress.

Përndryshe, fotografia e Kurtit me luan e vendosur në zyrën e kryetarit të Kamenicës, nxiti reagime e tallje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Kryetari Rahimaj për këtë foto tha se ka dhuratë nga një artiste.

Lajme të ngjashme