Del pamje e re e kryetar Rahimajt me foton e Kurtit-luan në zyre - NACIONALE

Del pamje e re e kryetar Rahimajt me foton e Kurtit-luan në zyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kulti i personalitetit te Vetëvendosje vazhdon të mbetet një problem shqetësues, që duket se ka prekur seriozisht edhe nivelet më të larta të partisë. Kryetari Kadri Rahimaj, siç raportoi Nacionale, e kishte vënë fotografinë e Kurtit ku paraqitet në pasqyrë si luan në zyren e tij. E tash, del edhe një pamje pak më e qartë nga kjo zyre.

Në atë fotografi (ose pikturë, ose montazhë apo çkado që është) paraqitet Kurti derisa i duket edhe reflektimi nga një pellg uji. E në atë pellg uji shfaqet trupi i një luani.

E si duket, këtë fotografi e mban me shumë krenari kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj, që në foton e mëposhtme shihet derisa fotografohet pranë saj me qytetarë të ndryshëm.

Kadri Rahimaj kishte fituar befasishëm në zgjedhjet lokale të vitit 2021 duke e mposhtur në balotazh ish-kryetarin Qëndron Kastrati.

Lajme të ngjashme