Kurti publikon fotografi nga Davos, takohet me Lajçakun, Plenkoviqin e udhëheqës të tjerë - NACIONALE

Kurti publikon fotografi nga Davos, takohet me Lajçakun, Plenkoviqin e udhëheqës të tjerë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga samiti që po mbahet në Davos të Zvicrrës.

Kurti përmes fotografive e mbishkrimit, ka treguar se është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministrin e Kroacisë Plenkoviq, e zëvendëskryeministrin e Ukrainës, si dhe udhëheqësit e shtetit mikpritës të Zvicrrës.

Shkrimi i Kurtit:

Në Davos takova Zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe Ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën. Theksuam rëndësinë e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona.

Me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq potencuam se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Takova edhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Biseduam për hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Ndërsa me Zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe Ministrin e Transformimit digjital, Mylkhailo Fedorov dhe Administratoren e USAID-it, Samantha Poëer, në Shtëpinë e Ukrainës në Davos diskutuam mbi transformimin digjital.

Lajme të ngjashme